WBA i ka “vjedhur” fitoren nga duart skuadrës së Liverpoolit. Skuadra e fundit në tabelë ka barazuar 2 me 2 me Reds për të mbajtur gjallë ato pak shpresa që i ka për mbijetesë. Ings dhe Salah realizuan për skuadrën e Klopp e cila po fitonte me rezultat 0-2.
Por, në dhjetë minutat e fundit të lojës, vendasit shënuan dy herë për barazimin 2-2. Livermore dhe Rondon shënuan për skuadrën e fundit në tabelë.
Me këtë barazim, Liverpool ka 71 pikë, tre më pak se Manchester United që poashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.dfut