Buffon nuk e përfundon karrierën te Juventusi, nis bisedimet me skuadrën e famshme

Futboll

Buffon nuk e përfundon karrierën te Juventusi, nis bisedimet me skuadrën e famshme

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:52
Gigi Buffon

“Atje ku ka zë, nuk është pa gjë”: Gigi Buffon është vënë në shënjestër nga Boca Juniors, për mundësinë e transferimit në kampionatin argjentinas, pas përfundimit të këtij sezoni.

Deklarata e një javë më parë nga ish-sulmuesi i Juves, Carlos Tevez, ishte sinjali i parë, që kishte një prapavijë të qartë. Presidenti i Boca Juniors i ka kërkuar Terez që të bindë Buffon për të diskutuar mundësinë e një marrëveshje për sezonin e ardhshëm.

Por edhe trajneri i Boca Juniors Guillerme Schelotto, ish-trajneri në Itali në radhët e Palermos është shprehur se “Angelici më ka thënë se kanë telefonuar Buffon për ta pyetur dhe bisedimet do të rinisin në muajin qershor. Tani jemi shumë të përqendruar për kampionatin”.

Buffon është në fundin e karrierës së tij dhe me shumë gjasa sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më në radhët e Juves, edhe pse ende ai nuk është shprehur zyrtarishtr për një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat