Futbollisti më në formë këtë sezon në Evropë, Mohamed Salah, mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit.
Është skuadra e Barcelonës që po tenton të josh yllin e Liverpoolit, për ta transferuar në ‘Camp Nou’.
Ylli egjiptian ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te Liverpooli pas transferimit prej rreth 45 milionë eurosh nga Roma verën e kaluar.
Kjo formë ka bërë që Barcelona të mendojë seriozisht për të, duke i bërë një ofertë interesante Liverpoolit.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Barcelona po mendon një marrëveshje shkëmbimi që përfshin edhe shërbimet e francezit Dembele.