Ish-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014…

Futboll

Ish-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014…

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:08
Gonzalo Higuain

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile, ka fajësuar Gonzalo Higuain për finalen e humbur në Kupën e Botës 2014 kundër Gjermanisë në finale.

Sulmuesi që atëherë luante me Napoli doli i vetëm përballë Neuer në “Maracana”, por humbi një rast të shkëlqyer dhe më pas iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Mario Gotze shënoi golin e fitores në kohën shtesë duke i dhënë Gjermanisë titullin e katërt botëror.

Trajneri veteran, në autobiografinë e tij, që mban titullin “Gjenerata Lio”, nuk i kursen kritikat për sulmuesin aktual të Juventus.

“Për të gjithë futbollistët kishte vetëm një fajtor për humbjen në finalen e Kupës së Botës, ishte faji i Gonzalo Higuain. E vërteta është se është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ndodhi me të. E kishte topin në zotërim në hyrje të zonës dhe ishte krejtësisht i vetëm. Mund ta çonte ku të donte, por çuditërisht goditi jashtë. Kjo na kushtoi humbjen në finale,” – shkroi Basile.

Më pas, ai shtoi: “Lojtarët nuk e donim më Higuain në ekip gjatë eliminatoreve të botërorit të fundit, sepse askush nuk mund ta harronte gabimin e tim. Ai humbi një mundësi për të shkruar historinë dhe për ta bërë Argjentinën të paharrueshme. Ishte një disfatë e madhe për të dhe ne", përfundoi Basile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat