Barcelona fiton Kupën e Mbretit duke dhuruar spektakël

Futboll

Barcelona fiton Kupën e Mbretit duke dhuruar spektakël

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:21
Barcelona

Barcelona me një paraqitje spektakolare ka mposhtur Sevillan në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 5:0.

Katalanët kanë arritur ta dominojnë për 90 minuta finalen e Kupës së Mbretit, duke e mposhtur 5:0 Sevillan në ‘Wanda Metropolitano’.

Kjo mbrëmje si shumë të tjera, ishte e destinuar për Lionel Messin, që kompletoi një paraqitje për t’u mbajtur mend.

Luis Suarez në minutën e 14’ kaloi Barcelonën në epërsi 0-1.

Vazhdimi i ndeshjes solli edhe shfaqjen e Lionel Messit, që u përfshi në një gol në minutën e 31’ (0-2), dhe dy asistime, te Suarez  në minutën e 40’ për 0-3, dhe te Iniesta në minutën e 52’, për 0-4.

Golin e fundit për Barcelonën në këtë ndeshje e shënoi Philippe Coutinho nga penalltia në minutën e 69’.

Ky ishte titulli i 30-të i Kupës së Mbretit për Barcelonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat