Milan nuk heq dorë nga sulmuesi i Sassuolo…

Futboll

Milan nuk heq dorë nga sulmuesi i Sassuolo…

Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:53
Domenico Berardi

AC Milan e ka monitoruar prej kohësh “yllin” e Sassuolo, Domenico Berardi, prej shumë kohësh, teksa kuqezinjtë mendojnë të përforcojnë repartin e avantazh për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti italian, refuzoi të shkonte te Juventus në vitin 2016, sepse donte një ekip ku të vazhdonte të ishte titullar, por që atëherë forma e tij ka njohur rënie.

Në këtë mënyrë, vlera në merkato nuk është më shumë se lartë dhe kësisoj gjatë verës së kaluar Sassuolo i refuzoi të gjitha ofertat që nuk i kalonin 25 milionë euro, kësisoj ai qëndroi në “Mapei Stadium”, por gjërat kanë ndryshuar.

Berardi nuk është objektivi i vetëm i Milan, duke qenë se ata po ndjekin e Memphis Depay të Lyon dhe Andrea Belotti të Torino.

Në këto kushte, njëri mes tre sulmuesve aktual të Milan, Kalinic, Andre Silva dhe Cutrone do të largohet nga skuadra e Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat