Ish-trajneri i Crystal Palace ‘i shkel syrin’ Arsenalit: Jam në pritje të ofertave

Futboll

Ish-trajneri i Crystal Palace ‘i shkel syrin’ Arsenalit: Jam në pritje të ofertave

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:58
Ilustrim

Pas përfundimit të aventurës me anglezët e Cristal Palace, ku qëndroi në detyrë vetëm për 10 javë për shkak të rezultateve negative, ku koleksionoi 4 humbje radhazi, Frank de Boer rikthehet të flasë për të ardhmen e tij.

Ish-trajneri i Interit deklaroi se ndihet shumë mirë dhe se është në pritje të një oferte interesante për të nisur sezonin e ardhshëm. Lidhur me largimin e Arsene Wenger në fund të sezonit nga Arsenali, 47-vjeçari theksoi se francezi është një shembull për të gjithë trajnerët, për punën e zhvilluar te “topçinjtë”.

De Boer tha se do të mirë priste një ofertë nga Arsenali, pasi pranoi se i pëlqen puna me të rinjtë, strategji kjo që është ndjekur prej kohësh te klubi londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat