Guardiola: Vieira është gati për stolin e Arsenalit

Futboll

Guardiola: Vieira është gati për stolin e Arsenalit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:16
Vieira ishte trajner i skuadrës së re të Cityt, teksa tani udhëheq me New York City FC (Getty Images)

Pep Guardiola ka folur rreth mundësisë së zëvendësimit të Arsene Wengerit nga Patrick Vieira në stolin e Arsenalit.

Wenger ka konfirmuar largimin nga Arsenali në fund të sezonit, pas 22 vitesh të kaluara në klubin anglez.

Mediat në Angli dhe gjithë Evropën kanë dhënë emra të ndryshëm për zëvendësuesin e tij, ku njëri nga ta është edhe ish-kapiteni i Arsenalit, Vieira.

Edhe vet trajneri francez Wenger deklaroi se Vieira ka aftësi dhe potencial për ta zëvendësuar atë, teksa fjalë të njëjta ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Guardiola.

Guardiola ka punuar ngushtë me Vieira pasi francezi menaxhon me partnerët e City-it, skuadrën amerikane, New York City FC.

Trajneri i Cityt ka thënë se ish-kapiteni i Topçinjve mund të përballojë punën e Arsenalit dhe është gati për këtë detyrë.

“Unë mendoj se Vieira është tashmë një menaxher i lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Me atë që ka ndodhur, do të ketë shumë emra dhe Arsenali do të marrë vendimin më të mirë për ta. Por sigurisht, Patrick është gati”, përfundoi spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat