Mustafa: Një zyrtar i klubit na ka përjashtuar nga autobusi

Futboll

Mustafa: Një zyrtar i klubit na ka përjashtuar nga autobusi

Nga: K.Goca Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:23
Argjend Mustafa

Futbollisti Argjend Mustafa është i tronditur me akuzat e klubit të tij, kampionit në fuqi Trepçës ’89 nga Mitrovica. “Klubi bëri akuza për mua dhe dy bashklojtarët e mi (Shendin dhe Festimin). E gjitha ka qenë një keqkuptim mes nesh dhe trajnerit, sa i përket vendit se ku ne do ta hajmë drekën, pasi që gjithmonë kur kemi pas loje me Gjilanin, drekën e kemi ngrënë vet ne Prishtinë.

Kemi qenë të gatshëm që të kontribuojmë në ndeshjen kundër FC Gjilanit, por pasi kemi hipur në autobus për të udhëtuar, një zyrtar i klubit na ka përjashtuar nga autobusi, dhe kjo është arsyeja se pse ne nuk kemi udhëtuar në këtë ndeshje. Ne do të jemi të gatshëm gjithmonë që të kontribojmë për klubin siç kemi bërë deri me tani. Ndërsa, sa i përket akuzave që klubi na drejtohet ne nuk qëndrojnë dhe janë plotësisht të pavërteta. Kjo është një akuzë e rëndë dhe e papranueshme. E kemi për obligim që ta sqarojmë gjithë opinionin se e gjitha ka qenë një keqkuptim dhe asgjë më shumë.”, ka shkruar Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat