Historia/ I vranë prindërit kur ishte i vogël, tashmë futbollist i famshëm

Futboll

Historia/ I vranë prindërit kur ishte i vogël, tashmë futbollist i famshëm

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:45
ilustrim

Antonio Konte është një trajner që nuk sheh në sy askënd, por vlerëson shpirtin që vënë në fushë lojtarët dhe sivjet te Çelsi nuk ka dyshime që Viktor Moses është “ushtari” i preferuar. Goli kundër Bërnlejt ishte shpërblimi më i mirë që nigeriani mund t’i jepte Kontes, por edhe shpërblimi i tij, pasi shumë trajnerë, si Murinjo, Ançeloti apo edhe të tjerë e injoruan për vite me radhë.

Moses ka ditur që të ngrejë një marrëdhënie speciale me italianin dhe tashmë po jeton disa momente të lumtura pas një fëmijërie të frikshme. Në moshën 12-vjeçare (viti 1990), Viktor humb të dy prindërit në një atentat nga një grup terroristësh në Nigeri. Nga ajo periudhë, sakrificat për t’u bërë futbollist ishin të skajshme, edhe pse vullneti i tij po e shpërblen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat