Lazio, Interi e Atalanta me pikë të plota

Futboll

Lazio, Interi e Atalanta me pikë të plota

Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:05
Pamje nga ndeshja Chievo - Inter

Lazio arkëtoi tri pikë të mëdha, duke e mundur me rezultat 4:0 Sampdorinë, në ndeshjen e javës së 34-të të Serie A. portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka bërë paraqitje të mirë në portën e Lazios. Golat i shënuan: Milinkoviq-Saviq (52'), de Vrij (43'), Immobile (85' e 88').  Chievo si vendas mundet me 2:1 nga Interi. Për zikaltrit shënuan: Icardi (52’) e Perishiq (61’) dhe për Chievon: Stepinski (90’). Përparim Hetemaj u paraqit i plotë për Chievon dhe të zhgënjyer lëshuan fushën.

Ndërkaq, Atalanta e portierit Etrit Berisha, para shikuesve të vet e mundi me 2:1 Torinon. Freuler (53') e Gosenes (64') shënuan për Atalantën dhe Ljajiq (56') për Torinon. Lazio është në vend të katërt me 67 pikë, ndërsa Interi është i pesti me 66, Atalanta e gjashta me 55 pikë etj. Valon Behrami me Udinesen si vendas pësuan humbje me 1:2 nga Crotone. Behrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të, ndërsa 13 minuta më vonë u zëvendësua, ndërsa Arlind Ajeti u inkuadrua në fund për Crotonen. Lasagna shënoi në minutën e 6-të për Udinesen dhe Simy (7’)  e Faraoni (86’) realizuan për Crotonen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat