Fitore e madhe e Flamurtarit, tronditet Besa

Futboll

Fitore e madhe e Flamurtarit, tronditet Besa

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:08
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari nga Prishtina arkëtoi tri pikë të shpresës së madhe, për të zënë hapin për në barazh. Ata si vendas e mundën me 1:0 ekipin e Vëllaznimit nga Gjakova, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit. Në minutën e 20-të, Alban Shillova shënon për Flamurtarin, ndërsa në atë të 57-tën,  portieri Altik Muhaxhiri priti penalltinë e Shillovës. Alban Dragusha e pengoi në zonë Shillovën dhe gjyqtari Tahiri akordon penallti për Flamurtarin.

Për Flamurrtarin është një fitore e madhe e cila mban vendin e 11-të me 18 pikë, kurse Vëllaznimi është në pozitën e 9-të me 35 sosh. Besa nga Peja u trondit si vendas, duke humbë me 1:0 nga Drenica nga Skenderaj. Në minutën e 79-të, Genc Hamiti shënoi për fitoren e madhe. Drenica renditet në pozitën e tetë me 42 pikë, kurse Besa është në vend të dhjetë me 18 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat