Osmani nuk ka fshehur entuziazmin

Futboll

Osmani nuk ka fshehur entuziazmin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:11
Osmani

Titulli i dytë në historinë e klubit të Shkëndijes nga Tetova kur kanë mbetur shtatë xhiro deri në fund ka sjellë rumbullaksim të suksesshëm të dominimit të Shkëndijës gjatë këtij sezoni. Festa me tifozët pas ndeshjes ishte vazhdim i asaj që staroi të mërkurën pas triumfit në fushë të Vardarit, ndërsa do të vazhdojë deri në xhiron e fundit.

Trajneri Osmani nuk ka fshehur entuziazmin pas sigurimit të titullit të dytë në historinë e klubit, pasi paraprakisht nga kjo gjeneratë të parin bashkë me Qaton e kishin shijuar edhe ndihmës trajneri Erhan Selimi, si dhe futbollistët Ferhan Hasani, Ardian Cuculi dhe Izair Emini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat