Djali i Tahir Batatinës i bën për pesë pare Legjendat, marre e...!

Futboll

Djali i Tahir Batatinës i bën për pesë pare Legjendat, marre e...!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:35
Tahir Batatina

Tahir Batatina ka qenë më i godituri nga tifozët “Legjendat” e Llapit nga Podujeva. Djali i Tahirit, është i habitur se si tifozët u sjellën në atë formë me prindin e tij.  “Nuk mund ta mbaj më... Turp Legjenda.  Marre të ashtuquajturit Legjenda! Llapi ishte në baltë s’di a keni harru?! Pse erdhi Llapi deri këtu ? Vallë mos ju e keni menaxhuar! Përkrahje nga trajneri keni pas çdo moment ju bëri ‘Idoll’ juve Legjenda që sot e treguat fytyren e juaj se sa shumë e doni Llapin?

Turp Turp. Kur ka pasur rezultate pozitive sa komente pozitive kisha për babin tim. E humbje, barazime s’duhet të ketë një ekip a? Aty duhet të jeni gjithmonë në çfarëdo rasti. Menduat ta bojkotini . Bojkotoni a do tiu ndal dikush Jooo! Pse? Se ju s’jeni Legjenda, ju jeni njerëz të poshtër që nuk e vlerësoni atë që sot Llapi është në këtë pozitë. Mos bre nuk bën me ja mohuar suksesin një njeriu që betohet në familje për juve.

Gjithsesi Allahu do shpërblej një ditë djersën e babit tim e lojtarëve që e kanë jep që sa e sa vite.

Je çelësi i sukseseve te Llapit.

Babi përkrahjen tonë do ta kesh gjithmonë”, shkruan Muhameti, djali i Tahir Batatinës. Te dielën Llapi si vendas u mund me rezultat 3:1 nga Drita e Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat