Wenger: Më shumë kemi respekt jashtë sesa në Angli

Futboll

Wenger: Më shumë kemi respekt jashtë sesa në Angli

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:44
Arsene Wenger

Trajneri i Arsenalit, ka vendosur të largohet në fund të stinorit.

Arsene Wenger foli për herë të parë për arsyet që e shtynë të merrte vendimin për t’i dhënë fund pas 22 vitesh eksperiencës me Arsenalin në Premier Ligë, raporton KosovaPress.

Trajneri francez akuzoi tifozët e “Topçinjve” për sjelljen e tyre, duke theksuar se skuadra që ai drejton është më e vlerësuar jashtë Anglisë.

“Tifozët tanë nuk transmetojnë imazhin e unitetit që ne duam dhe kjo është e dhimbshme”, ka thënë Wenger.

“Mendoj se klubi ynë është i respektuar në të gjithë botën shumë më tepër se në Angli. Sigurisht që nuk jam i kënaqur me tifozët, por klubi është shumë më i rëndësishëm sesa unë”.

“Tifozët janë të mërzitur dhe unë mund t’i kuptoj dhe ta pranoj këtë situatë.Megjithëse ka diçka më të madhe sesa të fitosh apo të humbasësh një ndeshje. Për këtë shqetësohem më shumë, sepse dua që klubi të jetë i respektuar në të gjithë botën”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat