Rivaldo-Neymarit: Shko te Reali, bëhu më i miri në botë!

Futboll

Rivaldo-Neymarit: Shko te Reali, bëhu më i miri në botë!

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:00
ilustrim

“I kam thënë se mund të bëhej futbollisti më i mirë në botë, por besoj se po qëndroi te Paris Saint-Germain nuk do t’ia dalë.”

Këto janë fjalët e një ikone të futbollit brazilian, siç është Rivaldo, gjatë një intervistë me “Globoesporte”. Ish-mesfushori i ekipeve të mëdha Barcelona e Milan, ka një këshillë për “yllin” aktual të “Selecaos”.

“Duhet të largohet nga PSG. Në futboll, për të qenë më i miri, duhet të luash në Spanjë. Te Barcelona, duke parë situatën, ishte e vështirë, sepse Messi është akoma i pari, por nëse ka vërtet mundësi të shkojë te Reali, nuk duhet të mendohet gjatë. Atje, po, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë.”

Në këtë deklaratë të tij Rivaldo i referohet edhe moshës së Cristiano Ronaldos, që nuk do të mund të ruajë për një kohë të gjatë të njëjtin nivel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat