Grabovci: Zeka mund të rikthehet

Futboll

Grabovci: Zeka mund të rikthehet

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:58
Zeka

Besa e Pejës po kalon një edicion shumë të vështirë dhe aktualisht është në pozitën e 11-të që dërgon në Ligën e Parë. Klubi i dytë më i trofeshëm në vend pas luftës po përballet me shumë pengesa këtë edicion.

Mungesa më e madhe është e një sulmuesi që shënon gola. E për këtë sulmuesi legjendar Haxhi Zeka, po mendon rikthimin në futboll. Gazetari Tomor Grabovci i ftuar në emisionin 2 me 1 të RTV 21 tha se ai ka filluar përgatitjet.

“Haxhi Zeka po mendon që të rikthehet për ndeshjen e barazhit nëse Besa e siguron atë pozitë”.

“Besa është mobilizuar dhe kundër Drenicës luajti bukur. Zeka mund të rikthehet që ta ndihmojë. Ai vetëm nëse arrin të përgatitet do të luajë”, ka thënë Grabovci.

Me këtë nuk u pajtua Besnik Kollari i cili tha se Zeka i ka bërë disa vite mbi supe dhe do ta ketë problem që të luajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat