Navas do të qëndrojë për shumë vite në Real

Futboll

Navas do të qëndrojë për shumë vite në Real

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:00
Keylor Navas

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i bindur se Keylor Navas do të qëndrojë për shumë vite në “Santiago Bernabeu”.

E ardhmja e portierit nga Kosta Rika është vendosur në dyshim, që kur madrilenët kanë shfaqur interes për Alisson të Romës, apo David de Gea të Manchester United.

Megjithatë numri një i klubit madrilen përgenjeshtroi këto zëra duke siguruar qëndrimin e Navas te “Los Blancos” edhe në të ardhmen. 31-vjeçari po luan sezonin e tij të katërt në “Bernabeu”, teksa është aktivizuar në 92 takime në La Liga.

Gjatë kësaj periudhë ka fituar një titull kampion me Realin, 2 Champions, 3 Botërorë për Klube, 1 Superkupë të Spanjës dhe 2 Superkupa të Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat