Insigne: Juventus është mësuar të humbas në finale

Futboll

Insigne: Juventus është mësuar të humbas në finale

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:19
Futbollistë e Napol-it

Sulmuesi i Napoli-t, Lorenzo Insigne, nuk ka qenë aspak i mëshirshëm ndaj Juventus pas fitores 1-0 të marrë të dielën në mbrëmje nga “Axurrët” në Torino.

Pyetjes së një gazetari: “Juventus e ka luajtur si një finale të Champions-it dhe e ka humbur?”, sulmuesi italian i është përgjigjur duke qeshur: “Janë mësuar” dhe ka shtuar “tani duhet të mendojmë për veten dhe ta shijojmë këtë fitore”.

Një fitore që ka ardhur katër ndeshje para fundit dhe që ka rihapur kampionatin duke e dërguar skuadrën e Maurizio Sarri-t një pikë larg asaj të Allegri-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat