Çfarë ke në xhep? Federata kërkon falje!

Futboll

Çfarë ke në xhep? Federata kërkon falje!

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:18
Pamje nga një ndeshje

Federata e Futbollit Anglez (FA), ka kërkuar falje për një postim në llogarinë zyrtare të FA Cup, në të cilin sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, u tall keq pas humbjes 2:1 në gjysmëfinale kundër Manchester Unitedit.

Në postimin e bër, mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, pyetet: Çfarë ke në xhep?, i cili përfshinë edhe një video të shkurtër në të cilën Chris përgjigjet: “Harry Kanein”.


Sot, një zëdhënës i FA, ka thënë: “Iu kemi shkruar të dy klubeve për t’iu kërkuarfalje për çfarëdo ofendimi të bërë”.

Tottenham nuk ka komentuar ende rreth kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, mësohet se asnjërit prej klubeve s’u ka pëlqyer natyra e postimit duke qenë se është bërë nga një llogari zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat