Wenger i ka 4 opsione për të ardhmen

Futboll

Wenger i ka 4 opsione për të ardhmen

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:22
Arsene Wenger

Arsene Wenger i ka katër opsione për ta vazhduar karrierën kur ta lërë Arsenalin në fund të këtij sezoni, sipas Telefoot.

Ndër to është edhe mundësia për ta drejtuar skuadrën e Borussia Dortmundit në Bundesligën gjermane.

Trajneri francez ka vendosur t’i japë fund qëndrimit të tij 22-vjeçar në Arsenal, por planifikon ta vazhdojë punën e trajnerit, me mundësinë për ta zëvendësuar Peter Stoger në stolin e Dortmundit ndër opsionet që ka momentalisht.

Pozita e trajnerit të Paris Saint-Germainit në Francë është po ashtu opsion për të.

Ndër opsionet tjera për të janë edhe puna e trajnerit në Kombëtaren e Japonisë dhe mundësia për t’iu besuar zhvillimi i futbollit në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat