Rezultati më i çmendur i Prishtinës në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në vitin 1986

Futboll

Rezultati më i çmendur i Prishtinës në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në vitin 1986

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2018 Në ora: 18:53
Foto Prishtina 1986: në këmbë - Bellopoja, Bellojeviq, Kolenoviq, Xh. Muriqi, Llapashtica, Pekoviq. Ulur: Nexhipi, Kelmendi, Gjukiq, F. Muriqi, Shala.

Dikujt i kujtohet, dikujt iu është fshirë nga kujtesa, por dikush ende e kujton me emocione atë sfidë drithëruese dhe në një ftohtë të 30 nëntorit të vitit 1986 në stadiumin e Prishtinës.

Prishtina ndeshet me Zhelezniçarin e Sarajevës, në kuadër të javës së 15-të të Ligës Parë Federative të Ish Jugosllavisë në futboll. Ndeshje drithëruese e me kthesa në rezultat, kishte përfunduar me 4:4! Në 33 minutat e parë dukej se Prishtina do të fitojë lehtë sepse ishte në epërsi me rezultat 3:1.  

Në minutën e 13-të, Pavlloviq kaloi në epërsi ekipin nga Sarajeva. Prishtina këndellet dhe shënon tri herë përmes Mensur Nexhipit (20' e 24’) dhe Muharrem Sahitit (33'). 3:1 në minutën e 33-të. Zhelezniçari bëri përmbysjen e madhe në kryeqytet. 3:2 Baliq (35'), 3:3 Jankoviç (43’) dhe 3:4 Baliq (60').

Atmosferë e zymtë në kryeqytet në ditën e ftohtë, penallti për Prishtinën dhe Nexhipi i pagabueshëm, barazoi rezultatin 4:4 pikërisht në minutën e 62-të. Në javën e 15-të Prishtina renditej në vend të 16-të  me 8 pikë, një më shumë se Cërvena Zvezda e Beogradit dhe dy se Sarajeva, këto dy të fundit ishin dënuar me minus 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat