Shqiptari që çoi në këmbë Spanjën

Futboll

Shqiptari që çoi në këmbë Spanjën

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:30
Enis Bardhi

Futbollisti Enis Bardhi, shqiptari që luan për Maqedoninë, ishte protagonist absolut tek Levante në ndeshjen e javës së 34-t në La Liga. Sfida ndaj Atletik Bilbaos, u mbyll në shifrat 1-2, me golin e parë që u shënua nga vendasit nga Garsia.

Më pas, në pjesën e parë, ishte Enis Bardhi që shënoi për dy minuta, në minutat 42 dhe 44, duke përmbysur këtë ndeshje. Deri në fund, nuk pati më gola të tjerë, ndërsa për Sadikun nuk pati asnjë minutë në këtë ndeshje.

Levante shkon në kuotën e 37 pikëve pas kësaj fitoreje, dhe tashmë me siguri e ka siguruar mbijetesën edhe për sezonin tjetër në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat