Milan largon Mirabellin?

Futboll

Milan largon Mirabellin?

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:46
Mirabelli

Mirabelli nuk është në pozicion të mire pas këtij sezoni të klubit rossoner. Humbjet e fundit dhe dështimi për të hyrë në Champions League kanë bërë që investitorët të rimendojnë gjërat në shoqërinë rossonere.

Shpenzimet e mëdha të bëra vitin e kaluar duhen të vleftësohen dhe janë dy mundësi duke filluar nga sezoni tjetër, qëndrimi i drejtorit sportiv, Mirabellit duke përmiresuar gjendjën e klubit në krahasim me këtë sezon, ndërsa mundesia tjetër ishte zëvendësimi i tij me një drejtues te ri. Përpara 2 ditësh, Mirabelli i ka kërkuar falje tifozëve publikisht për gjendjën e tillë.

Gjithashtu thuhet se është bllokuar transferimi i Bernard, pasiqë investitoret kineze nuk e kanë pelqyer një transferim të tillë 'alla' Milani i vjetër, me parametra zero. Ditët ne vazhdim do të qartësohet gjithcka, sidomos pas mbledhjes se investitorëve të Milanos që është paraparë të mbahet me 2 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat