Iniesta zgjedh Kinën si destinacion të ardhshëm në karrierën e tij

Futboll

Iniesta zgjedh Kinën si destinacion të ardhshëm në karrierën e tij

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:12
Andres Iniesta

Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Barcelona në fund të stinorit.

Me shumë gjasa e ardhmja e Andres Iniestas do të jetë në Kinë dhe madje te klubi i
Chongqing Lifan.

Më 30 prill mesfushori i përfaqësues spanjolle do të vendosë se ku do ta vazhdojë
karrierën, do të qëndrojë tek Barcelona apo do të transferohet në Superligën
kineze,raporton KosovaPress.

Pas interesimit të Tianjin Quanjin, tani edhe Chongqing Lifan, do që ta ketë në
radhët e veta legjendën e Barcelonës.

Për të ardhmen e Iniestës ka folur për mediat kineze, presidenti i Chongqing, Gong
Daxing i cili ka theksuar se është i sigurt që do të nënshkruajë me Don Andres dhe
se transferimi i tij te Chongqing do t’i sjellë shumë përfitime klubit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat