Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë

Futboll

Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:41
Carlo Ancelotti

Italia ka do të zyrtarizojë trajnerin e ri në ditët në vazhdim.

Carlo Ancelotti është favoriti numër një për të marrë drejtimin e kombëtares
italiane, duke lënë prapa Roberto Mancinin.

Azzurrët janë pa trajner që pas dorëheqjes së Giampiero Venturës për shkak të
eliminimit të të kaltërve në play off-in e Kupës së Botës nga Suedia, raporton KosovaPress.

Sipas medieve italiane, në Romë është mbajtur një takim sekret mes Ancelottit dhe
përfaqësuesve të Federatës Italiane të Futbollit, Roberto Fabbricini dhe Alessandro
Costacurta, të cilët i kanë bërë ofertën për të rindërtuar skuadrën në këtë periudhë
negative që po kalojnë katër herë kampionët e botës.

Ancelotti aktualisht është i papunë pasi u shkarkua nga Bayerni në muajin nëntor
të vitit të shkuar.

Federata Italiane dëshiron ta prezantojë më 20 maj, që Ancelotti të jetë në stol që
në ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite më tetë d itë më vonë, që do të
zhvillohet në Saint Gallen të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat