Albert Bunjaki, ish selektori i Kosovës, kur kryente punën e gazetarit!

Futboll

Albert Bunjaki, ish selektori i Kosovës, kur kryente punën e gazetarit!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:59
Albert Bunjaki, ish selektori i Kosovës, kur kryente punën e gazetarit!

Albert Bunjaki vërtet ka qenë i papërtueshëm dhe i gjithanshëm. Ndoshta edhe kjo natyrë e tij e ka bërë që disa ta urrejnë apo ta shikojnë me një sy të keq. Albert Bunjaki ka qenë selektori i parë i kombëtares së Kosovës në futboll, që zhvilloi ndeshjen zyrtare për pikë në rrafshin ndërkombëtar. Bile do të kujtohet si selektori i parë që me 5 shtator të vitit 2016 në Turku i mori pikë (1:1) Finlandës.

Ai për dhjetë ndeshje regjistroi me Kosovën një barazim e  9 humbje në grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Por, një foto që është bërë nga i palodhuri Afrim Kçiku, shihet Bunjaki në njërën nga ndeshjet e pas luftës, duke e kryer edhe punën e gazetarit apo jo! Fotoja është dëshmia më e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat