Buffon: Nuk kam probleme me Benatian

Futboll

Buffon: Nuk kam probleme me Benatian

Më: 24 prill 2018 Në ora: 16:43
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka demantuar lajmet për probleme me bashkëlojtarin e Juventusit, Medhi Benatia.

Ai thotë se lajmetjanë shpikur dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Ka pasur raportime të shumta këtë mëngjes se kapiteni kishte përdorur fjalë të pista për Benatian pas disfatës ndaj Napolit, por portieri këmbëngul se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Janë thashetheme, lajme të shpikura”, tha Buffon për JTV.

“Ata përpiqen të destabilizojnë mjedisin e grupit. Është normale, ka ndodhur që kur kam qenë në Juventus.”

“Është e logjikshme, por anjëherë, të paktën në 17 vitet e mia në Juventus nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Për më tepër, për sa kohë që unë jam kapiten i kësaj skuadre nuk do të ndodhë kurrë.”

“Ne kemi humbur pesë pikë shumë të rëndësishme në javët e fundit, por ne jemi ende të parët me një avantazh shumë të vogël”, përfundoi Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat