Reprezentuesi i Kosovës trondit Spartakun e Moskës

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës trondit Spartakun e Moskës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 16:57
Bernard Berisha

Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, me klubin çeçen Akhmat Grozny, treguan lojë të madhe në Moskë dhe e mundën me rezultat 3:1 Spartakun, në ndeshjen e javës së 27-të të Kampionatit të Rusisë në futboll.  Për klubin çeçen janë tri pikë të arta në luftë për të siguruar ekzistencën, ndërsa Spartakut i fikën gjasat për titull. Mitrishev (11') e Silva Lima (23') shënuan golat e parë për Akhmat, kurse Berisha me një veprim shkollor brenda 16-shit, me një gjuajtje të fortë thelloi epërsinë në 0:3 pikërisht në minutën e 50-të. Adriano ngushtoi humbjen në 1:3 (86’). Bekim Balaj luajti deri në minutën e 77-të, kurse Odise Roshi futet në lojë në atë të 74-të për Akhmat. Akhmat është në vend të 10-të me 34 pikë, kurse Spartaku i treti me 50 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat