Me 23 maj finalja e madhe, Shkëndija synon Kupën e Maqedonisë

Futboll

Me 23 maj finalja e madhe, Shkëndija synon Kupën e Maqedonisë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 17:39
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova më 23 maj përballë Pelisterit në Strumicë do të kërkojë trofeun e dytë në kuadër të Kupës së Maqedonisë. Finalja e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet me 23 maj në Strumicë me fillim në orën 20:00. Kështu ka vendosur sot Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë. Shkëndija do të kërkojë titullin e dytë në Kupën e Maqedonisë përballë Pelisterit në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Kjo do të jetë finalja e tretë me rradhë e kuqezinjëve dhe e pesta në historinë e klubit. Pasi titulli i kampionit tanimë është siguruar, qëllimi i Shkëndijës mbetet bashkimi i dy titujve në futbollin vendor për të mbyllur sezonin me dy trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat