Projekti “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor” u mbajt edhe në Gjakovë

Futboll

Projekti “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor” u mbajt edhe në Gjakovë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:50
Projekti “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor” u mbajt edhe në Gjakovë

Projekti “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor” ka vazhduar dje dhe sot në qytetin e Gjakovës, ku Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit në Gjakovë, ka organizuar turneun në futboll, ku morën pjesë 23 ekipe nga shkollat e kësaj komune. Gjatë dy ditëve u shfaqën lojëra mjaft interesante, të cilat u përcollën nga përgjegjësja për futbollin e femrave, Valbona Gashi-Uka si dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U16 dhe U19 për femra, Kushtrim Munishi, pasi pikërisht nga turnet e këtilla mund të zbulohen talentet e së ardhmes. Fitues i këtij turneu doli ekipi i SHFMU “Zekiria Rexha”, që do ta përfaqësojë qytetin e Gjakovës në turneun final që do të mbahet në fund të këtij projekti në kryeqytet. Në fund për ekipet më të mira u ndanë kupa, medalje dhe mirënjohje. Turneu i radhës në kuadër të këtij projekti që për qëllim e ka rritjen e ndërgjegjësimit për futbollin tek vajzat në shkolla dhe rekrutimin e talenteve në futbollin e organizuar, do të mbahet në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat