Fazliu: Drita çdo gjë e ka fituar me djersë

Futboll

Fazliu: Drita çdo gjë e ka fituar me djersë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:27
Astrit Fazliu

Pesë javët e fundit të Kampionatit të Kosovës në futboll, priten me ankth nga disa skuadra.  Drita nga Gjilani dhe Prishtina janë në garë të ashpër për titullin e kampionit.  Drita prinë me 56 pikë pas 28 jave, tri më shumë se Prishtina. Sulmuesi i Dritës, Astrit Fazliu, shprehet i bindur se do ta fitojnë titullin madje para javës së fundit të kampionatit.

“Bota sot”: Drita është në kreun e tabelës, si e sheh orarin e saj deri në fund të kampionatit?

Astrit Fazliu: Ne jemi në vendin e parë me meritë. Çdo gjë e kemi fituar me djersë e me mundë dhe edhe pesë xhiro janë deri në fund, normal se të gjitha janë të vështira. Do të fokusohem si çdo ndeshje tjetër dhe do t’ia bëjmë hyzmetin për të marrë më të mirën.

“Bota sot”: A është Drita e qetë?

Astrit Fazliu: Drita është e qetë dhe mendoj se kjo ka ndikuar në vazhdimësi në formën e lojtarëve dhe të arritjes së rezultateve.

“Bota sot”: Drita është + 3 pikë para Prishtinës, epërsi e mirë?

Astrit Fazliu: Kur dihet se edhe pesë xhiro janë deri në fund, tri pikë janë shumë por jo edhe aq shumë, kështu që nuk dihet deri në fund. Nga pesë ndeshje katër prej tyre i kemi brenda dhe do t’ia bëjmë hyzmetin ashtu si duhet dhe t’i marrim pikët maksimale. Synojmë të shkojmë më shumë se me tri pikë në takimin e fundit.

“Bota sot”: A dëshironi që ndeshja e javës së fundit (e 33-të) ta vendos titullin në kryeqytet, Prishtina-Drita?

Astrit Fazliu: Normal se çdo kush e dëshiron titullin më herët, tek e  fundit nuk kem çfarë të bëjmë, mund të ndodh të vendoset edhe në javën e fundit. Besoj se do të vendoset para javës së fundit dhe Drita të dal kampione.

“Bota sot”: Çfarë i mungon Dritës?

Astrit Fazliu: Dritës nuk i mungon asgjë, i ka të gjitha, gjithçka është perfekte.

“Bota sot”: A ia keni frikën edhe derbit të madh me Gjilanin?

Astrit Fazliu:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat