UEFA me “dorë të hekurt” dhe në Greqi, Panathinaikosi largohet nga Europa për 3 vite

Futboll

UEFA me “dorë të hekurt” dhe në Greqi, Panathinaikosi largohet nga Europa për 3 vite

Më: 25 prill 2018 Në ora: 06:29
Panathinaikosi

Panathinaikosi do të pezullohet me 3 vite largim nga Europa. Kujtojmë që Panathinaikos është një nga klubet me më shumë histori në Greqi dhe bën pjesë në elitën e futbollit të kampionatit grek. Ky klub numëron shumë paraqitje në Europë, teksa shpeshherë ka arritur edhe kualifikimin në “Champions League”. Por ekipi grek do të pezullohet me 3 vite largim nga Europa, për shkak të borxhit ndaj palëve të treta. Kjo ka detyruar UEFA-n që të dënojë skuadrën greke me pezullim nga aktivitetet europiane deri në vitin 2021.

Deri në përfundim të këtij afati, Panathinaikosi mund të rivalizoj ekipet e tjera vetëm në kampionat, pa i dhënë mundësinë futbollistëve për të arritur kompeticionet më të rëndësishme europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat