Igor Tudor është trajneri i ri i Udinese. Shkarkimi i Massimo Oddo ishte programuar prej ditësh dhe humbja ndaj Crotone, e 11-a radhazi, solli divorcin përfundimtar.
Kroati ka firmosur deri në vitin 2019. Ish-mbrojtësi i Juventus, që fitoi balotazhin ndaj Stramaccioni, Guidolin, Delneri dhe Reja, ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Galatasaray në dhjetor 2015.
Tudor mbërriti në Udine i pritur nga Gino Pozzo dhe në krah të tij do të punojë ndihmësi Seric. Nëse Tudor arrin mbijetesën në Serie A, kontrata e tij do të rinovohet automatikisht.
Ish-lojtari i Juves, trajner që nga viti 2013, ka punuar te Hajduk Split, PAOK, Karabuksport dhe Galatasaray.