Sonte gjysmefinalja tjetër, Bayern – Real

Futboll

Sonte gjysmefinalja tjetër, Bayern – Real

Më: 25 prill 2018 Në ora: 08:30
Bayern – Real

Sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohet gjysmëfinalja tjetër ku takohen Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Real Madrid dhe Bayern ndeshen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëvë, ndeshje e cila do të zhvillohet në Allianz Arena në Gjermani.

Kjo do të jetë hera e 25-të në historinë e dy klubeve që ndeshen mes tyre, ndërsa në gjysmëfinale janë sfiduar 7 herë. Kampionët e Gjermanisë janë eliminuar nga skuadrat spanjolle në katër edicone radhazi të Champions League-s, teksa përballë Realit janë eliminuar 5 herë në total.

Edhe pse në kampionatin spanjoll Los Blancos nuk kanë ecur ashtu siç duhet në Ligën e Kampionëvë ekipi i Zinedin Zidan është treguar fantastik duke eliminuar në çerekfinale skuadrën e Juventusit dhe duke arritur ta mposhtë dy herë edhe skuadrën e Sheikëve të PSG-së,raporton KosovaPress.

Ndërsa Bayern në Bundesligën gjermane edhe zyrtarisht është shpallur kampion, ndërsa në gjysmëfinale ka arritur pasi e elminoj skuadrën e Sevillës.

Synimi për të dy skuadrat do të jetë finalja e madhe që zhvillohet në Kiev të Ukrainës, andaj sonte mbetet të shihet se kush do ta fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet këtyre dy gjigantëve evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat