Ylli i Romës paralajmëron Liverpoolin për ndeshjen e kthimit

Futboll

Ylli i Romës paralajmëron Liverpoolin për ndeshjen e kthimit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:10
Alessandro Florenzi

Mesfushori Alessandro Florenzi ka thënë se Roma ende nuk ka vdekur, duke shtuar se Liverpoolin nuk i ka vrarë plotësisht.

‘The Reds’ ishin duke fituar me rezultat 5-0 në Anfield, por goli i Edin Dzekos de ai nga penalltia i Diego Perottit bën që rezultati të shkojë në 5-2.

Giallorossëve iu duhet një fitore sikurse kundër Barcelonës (3-0) për të kaluar tutje.

“Ne kishim humbur rrugën pas vetëm gjysmë ore lojë dhe ishin praktikisht të vdekur, por ata nuk na vranë krejtësisht”.

“Me zemër, angazhim dhe krenari, ne ishim në gjendje të rihapim një ndeshjen”.

“Do të jetë e vështirë, por ka ende 90 minuta për të luajtur para tifozëve tanë dhe ne do të përpiqemi të arrijmë diçka të rëndësishme”.

“Ne e dimë se do të jetë më e vështirë sesa kundër Barcelonës, ??pasi Liverpooli ka karakteristika të ndryshme, por ne do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të shkëlqyeshme”, ka thënë Florenzi.

Roma do të luajë në shtëpi pas një jave ( e mërkurë) në ndeshjen kthyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat