Shkëndija nuk ndryshon

Futboll

Shkëndija nuk ndryshon

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:44
Ilustrim

Tri ditë pasi siguruan matematikisht titullin e kampionit, futbollistët e Shkëndijes nga Tetova udhëtojnë drejt Strumicës për t’u përballur me Akademia Pandevin. Ndeshja luhet sot në Turnovë me fillim në orën 16:00.

Akademia Pandev do të jetë ekipi i parë që do presë kampionët e ri të vendit, kur dy ekipet të mërkurën përballern mes veti në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë tanimë matematikisht kanë siguruar vendin e parë dhe ndeshen me një rival që qëndron pas plotë 40 pikë. A. Pandev për momentin mban vendin e gjashtë,  ndërsa duke kërkuar të shmang rrezikun për mbijetesë në qetësi sikur ushqen pretendime për dalje në Europë.

Në përballjen e katërt dhe të fundit mes veti në këtë sezon, Shkëndija nuk ndryshon përcaktimin për fitore edhe pse tanimë në gjithë shtatë ndeshjet e fundit pikët do të kenë vetëm vlerën statisikore. Kuqezinjtë mund të thyejnë disa rekorde në këtë sezon historik në të cilin kanë pësuar vetëm dy humbje, njëra prej të cilave pikërisht nga Akademia Pandevi. Shkëndija fitonte ekipin strumicas dy herë në Tetovë (2:1 dhe 1:0), ndërsa u mundën 3:2 në transfertë. Në duelin e katërt me Akademia Pandevin kuqezinjtë shkojnë si kampionë të vendit dhe trajneri Qatip Osmani ashtu si që ka paralajmëruar deri në fund të sezonit do t’u jep shans për të luajtur gjithë futbollistëve. Për këtë ndeshje shkaku i skualifikimit me pesë kartona mungon mbrojtësi i djathtë Egzon Bejtullai, të lënduar janë Kostadin Zahov dhe Bllagoja Todorovski, ndërsa i lirë për të pushuar është lënë kapiteni Ferhan Hasani. Gjithsesi ekipi që do nisë ndeshjen dhe futbollistët që më vonë do të kenë shansin të inkuadrohen në lojë do të kenë detyrë për të vazhduar me performansat pozitive që ekipi prodhon këtë sezon.
Akademia Pandev-Shkëndija luhet sot në stadiumin “Kukush” në Turnovë, me fillim në orën 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat