Shqiptarët e Shkupit të bashkuar kundër Pobedës

Futboll

Shqiptarët e Shkupit të bashkuar kundër Pobedës

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:47
Shqiptarët e Shkupit të bashkuar kundër Pobedës

Skuadra e Shkupit snë pritje të ndeshjes së sotme që për kundërshtarë në kuadër të javës së 30-të, në Çair e pret ekipin e Pobedës.

Në një atmosferë të mrekullueshme, kun ë tribuna kishte një numër të konsiderueshëm të tifo grupit “Shvercerat”, tifozë por dhe kryesia e klubit, futbollistët kanë zbatuar urdhrat e fundit të trajnerit Zekirija Ramadani para një ndeshje mjaft të rëndësishme.

Të mërkurën Shkupi luan ndeshjen e parë pas nëntorit të vitit të kaluar kur për herë të fundit kishte luajtur ndeshjen ndaj Vardarit (2:0).

Në një atmosferë pozitive të gjithë presin që e mërkura të jetë festë e madhe në Çairin dhe për të gjithë Shkupin. Tifozët “Shvercerat” pas stërvitjes kishin sjellë bakllava për lojtarët dhe stafin teknik, ndërsa të pranishëm në stërvitje ishin edhe pronari i klubit Shefshet Demiri dhe drejtori sportiv Omer Bunjaku.

Të përkujtojmë se ndeshja fillon në orën 16:00, ndërsa edhe kësaj radhe kryesia ka vendosur që me blerjen e çdo bilete publiku do të merr edhe nga një shall falas me logon dhe mbishkrimin SHKUPI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat