Çmendet Serbia, ish kapiteni i tyre do ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës

Futboll

Çmendet Serbia, ish kapiteni i tyre do ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:13
Zekaj

Serbia në këmbë!  Ata janë me dhimbje koke, nuk mund të besojnë se një futbollist shqiptar që u rrit në akademinë e Partizanit të Beogradit dhe ka qenë edhe kapiten për të rinjtë e Serbisë, që mund ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës. Arton Zekaj mund ta vesh  së shpejti fanellën e kombëtares së Kosovës. "Ftesa ka arritur, por do të mendoj me kujdes për vendimin. Ende nuk ka asgjë përfundimtare", tha 18-vjeçari Zekaj për Blic serb. Futbollisti ka lindur në Sombor  dhe ka pasaportë serbe. Zekaj është aktualisht anëtar i Sopoti dhe lojtari më i mirë i ligës së tretë.

"Ne kemi treguar interes të madh për një futbollist të ekipit të të rinjve të Serbisë që të paraqitet për ekipin kombëtar të Kosovës. Ne e dimë mirë cilësinë e tij dhe ne shpresojmë se çdo gjë do të dal mirë. Unë shpresoj se nuk do të ketë asnjë problem, ai është me origjinë nga Kosova, dhe ardhjen e tij për ne do thotë shumë", tha Fadil Vokrri, kryetar i FFK*së, për TV 2. Mediat serbe, si Kurir që njihet me shkrime skandaloze, shkruan se Zekaj mund të shkojë të Kosova, një shtet që nuk ekziston sipas tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat