Pogba rikthehet te Juventus

Futboll

Pogba rikthehet te Juventus

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:46
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester United Paul Pogba është i hapur për një rikthim te ish skuadra e tij Juventus.

Mediat e huaja Italiane raportojnë se Pogba dëshiron një rikthim te Juventus dhe skuadra e Juventusi-t është duke punuar për një rikthim të mundshëm, raporton KosovaPress.

Ditë më parë u raportua se agjenti i francezit Mino Raiola është duke punuar me drejtuesit e Juventusi-t  dhe bisedimet janë duke shkuarë mjaftë mirë.

Por problemi i vetëm për drejtuesit e Juventusit është paga e ish-lojtarëve të tij, por ata e kanë në mend që ta huazojnë francezin në Torino.

Mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar të verës se a do të jetë Pogba sërish pjesë e kampionit Italian apo do të transferohet të ndonjë skuadër tjetër sepse qëndrimi i tij te United është në pikëpytje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat