Policia spanjolle ka vënë në pranga numrin një të klubit nga La Liga.
Miguel Angel Ramirez, president i Las Palmas, është arrestuar të mërkurën në mëngjes në aeroportin Gran Canaria, shkruajnë mediat spanjolle.
Biznesmeni spanjoll, akuzohet për evazion fiskal, ku në kompaninë e tij dyshohet se ka paguar punëtorët më pak sesa në kontratat e tyre, duke shmangur dhjetëra miliona euro tatim ndaj shtetit.
Diario La Provincia shkruan se Ramirez do të dëshmojë para gjykatës nesër (e enjte).Las Palmas ka rënë nga liga javën e shkuar dhe sezonin tjetër do të luajë në Segunda Divison.