Sabatini u largua nga Inter, zgjedh rivalin nga Serie A?

Futboll

Sabatini u largua nga Inter, zgjedh rivalin nga Serie A?

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:16
Walter Sabatini

Gazeta franceze “Le Parisien” tashmë supozon se Thomas Tuchel do të jetë pasuesi i Unai Emery në stolin e PSG-së. Madje, ajo shkruan se trajneri gjerman nuk do të vinte vetëm, por do të përpiqet të sjellë disa lojtarë nga Bundesliga.

Ata që duhet të arrijnë në “Parce des Princes”, të paktën, janë një mbrojtës i majtë, një mbrojtës qendre dhe një mesfushor, sipas trajnerit. Tuchel e ka pasur syrin e tij në katër lojtarë të Bundesligës gjermane, mbi të cilën ka më shumë kontroll. Ai i ka sugjeruar klubit francez përforcimin me këto katër talente:

Phillip Max
24-vjeçari i Augsburgut do të merrte krahun e majtë. Ai i ka luajtur absolutisht të gjitha minutat me ekipin e vet gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk është një lojtar i mirënjohur. Ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 13 asiste në 32 ndeshje të sezonit. Nganjëherë ka zënë edhe pozicionin e majtë, nga brenda. Çmimi i tij do të ishte rreth 20, ose 25 milionë euro.

Max Meyer
Mesfushori 22-vjeçar i Schalke 04 është një nga zbulimet e Bundesligës gjermane. Ai është pjesë e ekipit kombëtar të vendit të tij dhe një nga meritorët kryesorë, që Shalke 04 ndodhet e dyta në renditje, vetëm pas Bayern Munich të plotfuqishëm. Blerja e tij nuk do të ishte një detyrë e vështirë, duke ditur paratë që PSG ka në dispozicion, pasi lojtarit në fjalë i përfundon kontrata në qershor. Pra, parizienëve iu duhet t’i paguajnë një rrogë të mirë dhe t’i japin minuta ktivizim, për ta bindur atë.

Julian Weigl
Tuchel e njeh shumë mirë mesfushorin-mbrojtës të Borusia Dortmundit. Vetëm 22 vjeç, ai është i padiskutueshëm në pozitën e tij dhe, gjithashtu, e di se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e kombëtares gjermane, edhe pse Joachim Löw nuk e ka llogaritur atë për një vit. Është vlerësuar se mesfushori mund të arrijë në 30 milionë euro, megjithëse mësohet se konkurrenca do të jetë e madhe, pasi Barcelona dhe Arsenali po e ndjekin, gjithashtu.

Ömer Toprak
Ai është i vetmi nga katër objektivat, jogjerman. Qendërmbrojtësi turk është evidentuar te Bayer Leverkusen dhe këtë vit erdhi te Borussia Dortmund, menjëherë pas largimit të trajnerit. Toprak është një mbrojtës i fortë dhe i shpejtë. 28-vjeçari e ka fituar vendin shpejt në Dortmund. Do të kushtonte 15 milionë euro. Megjithëse kombëtarja e tij nuk do të marrë pjesë në Botërorin e kësaj vere, në Rusi, Toprak është titullar i zakonshëm me Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat