Conte te Arsenali, në vend të Wengeri-t

Futboll

Conte te Arsenali, në vend të Wengeri-t

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:23
Conte dhe Wenger

Sipas Dennis Wise trajneri i Chelseat, Antonio Conte, mund të zëvendësojë Arsene Wenger tek Arsenali.

Wenger do të largohet nga Arsenali gjatë verës, ndërsa Chelsea thuhet se po kërkon të zëvendësojë Conte pas një sezoni zhgënjyes.

“Mendoj se [trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri] është dikush që do të ishte shumë i përshtatshëm në Arsenal”, tha Wise për Sky Sports.

“Mbrojtja dhe taktika është ajo që u nevojitet sepse Arsenali lufton në pjesën e pasme dhe në mesfushë.

“Ai fitoi Serie A tri herë dhe ka qenë dy herë në finalen e UEFA Champions League.

“Por në qoftë se ka një situatë në Chelsea, ndoshta do të mund të shkëmbehen ku Antonio Conte vjen në Arsenal dhe Allegri shkon në Chelsea?”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat