Plas te Juventusi

Futboll

Plas te Juventusi

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:03
Pamje nga protestimi

Juventusi do të përballet te shtunën ndaj Interit, në sfidën “finale” që do të përcaktojë fatet e të dyja skuadrave. Skuadra bardhezi po kalon një situatë aspak të qetë vetë 3 ditë larg supersfidës, teksa paraditen e sotme, teksa ekipi po kryente stërvitjen, një grup i madh ultrasish kanë protestuar ashpër kundër skuadrës së tyre për paraqitjen aspak bindëse në sfidën ndaj Napolit. Grupi i tifozëve besnik të Juventusit që kishte mbërritur në qendrën e stërvitjes ka kërkuar shpjegime dhe një përballje me skuadrën. Fillimisht kapiteni Bufon dhe më pas mesfushori Markizio biseduan me disa prej tifozëve duke u shpjeguar edhe faktin se përse futbollistët e Juventusit nuk shkuan të përshëndeteshin me tifozët ultras në përfundim të sfidës ndaj Napolit.

Kishte edhe nga ata tifozë që nuk zgjodhën të protestonin por mbështetën skuadrën e tyre në këtë moment delikat, teksa vendosën në hekurat e qendrës stërvitore një banderolë ku shkruhej: “Ne me zë, ju me zemër, të fitojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat