Interi e do me çdo kusht Championsin

Futboll

Interi e do me çdo kusht Championsin

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:44
Massimo Moratti

Interi lufton me të gjitha forcat që ta sigurojë një vend në garat e Champions në futboll. Massimo Moratti ka hedhur poshtë rivalitetin midis Interit dhe Juventusit përpara takimit të së shtunës, pasi një fitore e zikaltërve ‘ka rëndësi vetëm’ për Champions. “Interi duket mirë për mua, edhe nëse rezultatet nuk kanë ardhur gjithmonë”, ka thënë ish-presidenti i Interit për Corriere dello Sport. “Nëse Interi e mund Juventusin, arritja e një prej pozitave që dërgojnë në Champions League bëhet më e lehtë. Fitorja ka të bëjë me Interin dhe pozitën e tyre në tabelë. Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për ne”, tha Moratti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat