Shaqiri në Everton?

Futboll

Shaqiri në Everton?

Nga: K.G. Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:58
Xherdan Shaqiri

Gjithçka është e mundshme, ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, mund t’i bashkohet skuadrës së mirënjohur angleze Everton. Shaqiri aktualisht është pjesë e skuadrës së Stoke Cityt, e cila është e rrezikuar për të rënë nga Premier League. Për Shaqirin janë të interesuara disa skuadra, njëra prej tyre është edhe Everton, e cila kërkon që gjatë verës të firmos me reprezentuesin e Zvicrës. Para se të transferohej tek Stoke, Shaqiri në vitin 2015 e donte edhe Evertoni. Mbetet të shihet se cila do të jetë hapi i Shaqës, që po kalon momente të vështira me Stoken, e cila është në pozitën e parafundit (i 19-ti) me 29 pikë pas 35 jave në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat