Alaba nuk ia del të rikuperohet, mungon ndaj Realit

Futboll

Alaba nuk ia del të rikuperohet, mungon ndaj Realit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:27
David Alaba

Bayern Munich do të ketë një mungesë të madhe në mbrojtje në ndeshjen e sotme ndaj Real Madridit.

David Alaba që kishte munguar në stërvitjen e djeshme, nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë dhe nuk do të mundë luajë sonte në gjysmëfinalen e parë që Bayerni e luan ndaj Realit në Allianz Arena.

Reprezentuesi austriak vuan nga një lëndim në muskuj dhe pas konsultimeve me mjekët e skuadrës, trajneri Jupp Heynckess ka vendosur mos ta rrezikojë lojtarin.

Përveç Alabas, Bayernit në këtë takim i mungojnë edhe portieri Manuel Neuer, si dhe Arturo Vidal e Kingsley Coman, të gjithë këta të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat