Alexis Sanchez tregon diferencën mes Manchester United dhe Arsenal…

Futboll

Alexis Sanchez tregon diferencën mes Manchester United dhe Arsenal…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:12
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez ka deklaruar se Manchester United ka një histori më të lavdishme se Arsenal, përpara ndeshjes direkte mes këtyre dy ekipeve në fundjavën e ardhshme.

Kiliani u transferua në janar në Londra për te “djajtë”, pasi refuzoi të rinovonte kontratën me ekipin e Wenger, e cila skadonte në muajin qershor.

Pas disa probleme me ambientin në fillim, Sanchez gjeti formën ideale në ndeshjen e fundit duke e ndihmuar Manchester të kualifikohet ndaj Tottenham në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.

“Këtu është shumë ndryshe, – tha Alexis për “Manchester United TV”, – Unë mendoj se Manchester United ka më shumë histori të lavdishme se Arsenal dhe çdo vit fiton trofe. Personalisht po punoj ende për t’u përshtatur sa më mirë dhe më pas të synoj të fitoj gjithçka të mundshme me këtë ekip në vitin e ardhshëm.”

29-vjeçari flet edhe për finalen kundër Chelsea, në Kupën e Anglisë, në muajin maj: “Do të luajmë në Wembley dhe e vërteta është që gjithmonë unë kam shënuar në këtë stadium. Kam shënuar dy gola edhe kur luajta me Kilin, është një stadium që më sjell fat. Ndaj Tottenham luajta ndeshjen time më të mirë që kur kam ardhur te United dhe kjo më bën optimist për në finale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat