Arsenal para sfidës me Atletico Madridin

Futboll

Arsenal para sfidës me Atletico Madridin

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:30
Arsenal para sfidës me Atletico Madridin

Arsenal dhe Atletico Madrid do të ndeshen për herë të parë në Europë mbrëmjen e nesërme (21.05), teksa të dy ekipet synojnë ta mbyllin sezonin me një trofe. “Topçinjtë” do të kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë në përballjen kundër spanjollëve në Europa League, që mbetet rruga e tyre e vetme për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Atletico, nga ana tjetër, nuk e ka këtë problem, duke parë se ka siguruar një vend mes katër të parëve në kampionatin spanjoll.

Arsenal ka rrezikuar shumë në çerekfinale, në ndeshjen e kthimit të luajtur në fushën e CSKA-së së Moskës, që u mundën 4:1 nga anglezët në ndeshjen e parë. Lojtarët e Wenger e kanë parë veten në disavantazh të dy golave brenda 60 minutave lojë, por golat e realizuar në fundin e takimit nga Welbeck dhe Ramsey kanë ndihmuar londinezët të kualifikohen në gjysmëfinalet e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 6:3. Edhe Atletico nuk e ka pasur të lehtë të sigurojë një vend mes katër më të mirëve.

Skuadra e Diego Simeone ka fituar 2:0 në shtëpi kundër Sporting dhe është mundur 1:0 në ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, Pierre Emerick Aubameyang nuk do të jetë në dispozicion të Arsenal për shkaka se ka luajtur në kompeticionet europiane me Dortmund para se të transferohej në Londër. El Neny dhe Santi Cazorla, ashtu si Henrikh Mkhitaryan janë titullarët e konfirmuar për këtë ndeshje. Mbeten në dyshim Mesut Ozil dhe Jack Wilshere. Për sa i takon spanjollëve, dëmtimi i Diego Costa do të jetë një problem i madh për Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat