Icardi: Gjithmonë kam dashur të qëndroj tek Interi

Futboll

Icardi: Gjithmonë kam dashur të qëndroj tek Interi

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:34
Mauro Icardi

Sulmuesi argjentinas ka folur për të ardhmen e tij.

Mauro Icardi është futbollisti kryesor i Interit për tash e sa vite dhe dëshira e tij është që ende të luajë me Interin.

Në një intervistë për mediat argjentinase, Icardi ka thënë se është i lumtur në Milano dhe për të ardhmen ka refuzuar të flasë, pasi sipas tij asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë pas një kohe.

“Prej shumë kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi se përse kisha nevojën për të vazhduar të qëndroja këtu edhe për disa kohë”, ka thënë Icardi. “Real Madridi apo Chelsea? Jam gjithmonë i përqendruar mbi objektivat e mi dhe ato të skuadrës”.

“E ardhmja nuk mund të hamendësohet, por e tashmja ime është këtu tek Interi. Në Milano kam shtëpinë, miqtë e mi dhe një jetë që dua ta jetoj”, ka theksuar ai.

Icardi sapo ka festuar kuotën e 100 golave me Interin në Serinë A, një arritje e rëndësishme kjo për sulmuesin 25-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat